I plagosur bashkë me prokurorin, shihni si reagoi Rama kur Fevziu i tregoi foton e Landi Muharremit (VIDEO)

Premte, 01 November 2019 21:28

Ladi Muharremi është një nga tre personat që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme, në një atentat me armë që u bë ndaj Prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti po ashtu i plagosur edhe shoferi i tij, Andi Maloku.

Por Ladi Muharremi, i cili mban disa identitete, është një emër i njohur për policinë dhe mediat pasi në vitin 2016, dyshohej se ishte i përfshirë në dhunimin që iu biznesmenit libanez, Fadi Mitri.

Pas kësaj ngjarjeje, në një nga emisionet e Blendi Fevziut, “Opinion”, ndërsa në studio ka qenë i ftuar kryeministri Edi Rama, gazetari e ka pyetur nëse janë arrestuar agresorët që sulmuan biznesmenin.muharremi

Rama u shpreh se janë vënë në pranga autorët, por Fevziu i ka treguar një mesazh që i ka ardhur nga Mitri, i cili i tregon foton dhe gjeneralitetet e personit që sipas tij e kishte dhunuar.

Personi në fjalë ishte Ladi Muharremi, që siç pohoi Fevziu, biznesmeni libanez kishte bërë investigime paralele me policinë dhe kishte zbuluar autorin që e kishte dhunuar, por edhe pse këto materiale ia kishte vënë në dispozicion policisë, nuk ishte marrë asnjë masë.

“Si mundet që shteti juaj, shteti im, nuk i gjen agresorët e biznesmenit”, është pyetja që Fevziu i drejton kryeministrit Rama.

“O Zot, o Zot, agresorët janë arrestuar, kanë dalë përpara gjykatës edhe janë lëshuar, dakord?”, u shpreh Rama.

“Biznesmeni më ka kontaktuar 5 herë javën e fundit dhe më ka dërguar fotografinë e agresorit që ju nuk e keni arrestuar, të dhënat e tij, ia ka dërguar edhe policisë dhe nuk është marrë asnjë masë. Ka kryer investigime paralele me policinë dhe ka gjetur personat që e kanë dhunuar…”, deklaroi Fevziu ndërsa tregoi edhe mesazhet e Mitrit.

“Ore lëri investigimet paralele, s’ka nevojë fare. Mjafton të interesohesh në polici dhe të pyesësh a janë arrestuar autorët… tani ishin, 1 apo 7… unë po të them se personat janë arrestuar. Fevzi, të lutem mos më fol banalitete këtu. Këto dokumente mos i mbaj këtu për të bërë show, por çoi atje ku duhet që të merren njerëzit, nëse do vërtetë do të japësh një kontribut real”, u shpreh Rama.

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë:

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...