Autorët përdorën 2 makina, detaje të reja nga atentati ndaj prokurorit Ndoja

Saturday, 02 November 2019 09:13

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë ku mbetën të plagosur prokurori i Durrrësit Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe  Landi Muharremi, i njohur ndryshe si Aleksandër Laho. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga veprimet e kryera deri më tani është arritur në përfundimit se atentati mund të jetë porositur nga persona të tretë. Nisur nga trajektorja që ka përshkuar makina  e autorëve që u gjet e braktisur në Shkafane të Ishmit është arritur në përfundimin se ata janë larguar përmes kësaj zone duke shmangur rrugën nacionale Durrës- Vorë- Fushë Krujë ku ka një përqendrim të forcave policore dhe një numër të lartë kamerash sigurie.

Dyshimet paraprake janë se autorët kanë qenë me dy automjete. Sipas burimeve, kanë qenë manovrat e shoferit Andi Maloku, që i kanë shpëtuar jetën Ndojës dhe Lahos.

Para atentatit, Ndoja ka qenë duke drekuar me 2 persona të tjerë në një restorant në zonën e plazhit dhe më pas janë larguar nëpërmjet unazës së plazhit dhe kanë rënë në pritë në autorët pikërisht në momentin kur do dilnin në autostradë. Dyshimet janë se Ndoja është mbajtur në vëzhgim nga autorët.

Deri në këto momente janë marrë një pyetje një numër i lartë personash të cilët më pas janë lë të lirë, ndërkohë që ekspertë të laboratorit shkencor janë duke analizuar provat e gjetur në mjetin e braktisur, që konsiderohet si provë e çmuar në duart e grupit hetimor.

Grupi hetimor ka marrë pamjet e një sërë kamerash sigurie të cilat po analizohen për të mundësuar shfaqjen e mjetit me të cilin autorët mund të kenë ndjekur veprimet e prokurorit Ndoja i cili bënte çdo ditë vajtje ardhje rrugën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas. Në  Durrës vazhdon të ketë një numër të madh forcash speciale të ardhura nga Tirana, RENEA dhe FNSH të cilët kanë vepruar në Durrës deri në Fushë Krujë.

Pas breshërisë së tetë plumbave makina ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private, një ‘Benz CLS’ që dyshohet se ishin të njohur të të plagosurve. Më rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi po marrin trajtim në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...