Atentati ndaj prokurorit/ Dyshimet për dy qitës, çfarë u gjet në vendngjarje

Saturday, 02 November 2019 10:56

Hetimet për atentatin e djeshëm te mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi Andi Maloku dhe Landi Muharremi, janë shtrirë në disa pista.

Pista kryesore lidhet me një atentat për shkak të detyrës kundrejt prokurorit Arjan Ndoja. Edhe pse vetë prokurori e përjashton të ketë qenë ai objektivi. E dyta lidhet me hipotezën se objektiv mund të ketë qenë Landi Muharremi, dhe po hetohet mbi konfliktet që mund të ketë.

Paraprakisht dyshohet që atentatorët të kenë gabuar shënjestrën, pasi kanë menduar që në drejtim të automjetit është Arjan Ndoji dhe jo Andi Maloku mbi të cilin janë derdhur mbi 20 plumba.

Policia në vendngjarje thotë se janë gjetur dy lloje gëzhojash, ç’ka ngre dyshime për dy qitës.

 “Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur ‘Mbikalimi i Shkozetit’ kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit Aleksandër Laho, 48 vjeç, Arjan Ndoji, 44 vjeç dhe Andi Maloku, 30 vjeç. Shtetasi Andi Maloku është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia lidhur me ngjarjen.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...