Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Beograd të Serbisë. Një prej drejtuesve më famëkeq të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç është ekzekutuar me gjashtë plumba. Ai ndërroi jetë në vend.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Milenka Grçiç” në kryeqytetin serb. 37-vjeçari fitoi reputacion në opionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vaviç.
Më herët, Markoviç ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e tifozit francez Bruce Taton. Pas apelimit, Markoviç përfundimisht u dënua me 13 vjet heqje lirie. Gazeta serbe “Blic” shkruan se Markoviç lëvizte lirshëm nëpër rrugët e Beogradit teksa ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandar Vaviç, një nga tre vëllezërit Vavic, i dënuar në mënyrë të përsëritur për krime të ndryshme, të cilët ishin edhe anëtarë të “Alcatraz”.
Nuk dihet nëse vrasja e krye-tifozit të Partizanit të Beogradit lidhet me problemet me drejtësinë që ka pasur Markoviç apo të tjera arsye.