Niset drejt Shkodrës me “Ford-in” me sirianë e irakianë, kapet në Kamëz transportuesi i emigrantëve të paligjshëm

Diel, 03 November 2019 11:31

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, në Kamëz, i cili ishte nisur drejt Shkodrës me një “Ford” me gjashtë shtetas nga Iraku e Siria, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme në kufi, duke iu marrë shumca të caktuara parash.

Njoftimi i policisë:

Kamëz, Tiranë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamza”

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjsëm të kufirit, kundejt fitimit.

Vihet në pranga një 39-vjecar i cili transportonte në drejtim të Shkodrës për në Mal të Zi me destinacion final një nga vendet e BE-së, 6 shtetas nga Iraku dhe Siria.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas me një automjet tip “Ford” po transportonte në drejtim të Shkodrës disa shtetas të huaj kundrejt fitimit me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin “Kamza”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Q., 39 vjeç, banues në Bathore-Kamëz.

Ky shtetas u kap në rrugën “Demokracia” në Kamëz, nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.5 Kamëz, duke transportuar në drejtim të Shkodrës 6 emigrant të paligjshëm me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirt kundrejt fitimit.

Emigrantët e paligjshëm, tre nga Siria dhe tre nga Iraku iu dorëzuan në Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...