Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje sot dhe nesër/ IGJEUM ngre alarmin. Ja qarqet më të rrezikuara

Diel, 03 November 2019 20:52

Reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Ky është parashikimi i IGJEUM për mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme.

Sipas buletinit që publikon instituti në fjalë, qarqet më të rrezikuara janë Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

 

IGJEUM shton më tej se, veçanërisht sot në mbrëmje dhe nesër mund të paraqiten probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve, përcjell Syri.net.

 

Ja çfarë thuhet në buletininin e IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Sot pasdite (e diel dt.03) dhe nesër (e hënë dt.04) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, intensive në qarqet Lezhë dhe Berat, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së nesërme dhe zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.

Reshjet do të të shoqërohen edhe me shtrëngata në të gjitha qarqet.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE:

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të parashikuara pothuajse në të gjithë territorin, ekziston mundësia e vërshimeve të shpejta.

Gjithashtu, veçanërisht sot në mbremje (e diel dt.03) dhe nesër (e hënë dt.04) mund të paraqiten probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve. Më të rrezikuara nga vershimet e shpejta janë sidomos qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Image

t

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...