Përmbytet Shqipëria, nga jugu në veri situatë alarmante

Hënë, 04 November 2019 11:19

Tirana në kaos, trafik në çdo rrugë e rrugicë

Kanë mjaftuar disa reshje shiu që Tiranë të përfshihet nga kaosi në çdo rrugë të saj. Që prej orës 06:00 të mëngjesit e deri në orën 10:00 ka qenë thuajse e pamundur që të lëvizet në kryeqytetet me makinë.

Çdo rrugë ka qenë thuajse e bllokuar, ndërsa për herë të parë në historinë e saj, trafik ka pasur edhe në lagje të kryeqytetit dhe në zona ku nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

 Trafik ka pasur edhe në unazën e madhe në zonën e kopshtit zoologjik, që nuk ka ndodhur asnjëherë. Situata vazhdon të jetë e rënduar sidomos në rrugët hyrëse të kryeqytetit.

Fakti se nuk ka pasur asnjë investim për rrugë të reja në Tiranë dhe vetëm janë zvogëluar, bllokimi i sheshit ‘Skëndërbej’ dhe korsitë e biçikletave kanë sjellë që Tirana të kthehen në një qytet të pa qarkullueshëm me makinë.

***

Shiu përmbyt edhe Sarandën, shpërthejnë pusetat
 Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta reshje shiu dhe disa rrugë të qytetit të Sarandës janë përmbytur. “BalkanËeb”, raporton se për shkak të reshjeve, pusetat nëpër rrugët e qytetit kanë shpërthyer dhe uji është shpërndarë në rrugë duke vështirësuar kështu lëvizjen e qytetarëve. Raportohet gjithstu se uji që ka dalë nga pusetat nuk ka shkaktuar probleme në banesa.

***
Shirat e shumtë me rrebesh kanë përmbytur qytetin e Durrësit dhe kanë shkaktuar bllokimin e trafikut.
***
Rrebeshe shiu në të gjithë vendin/ Përroi i Ficos përmbyt Gjirokastrën

Përroi i Ficos, i cili përshkon lagjet e sipërme të qytetit, ka dalë nga shtrati duke bërë që rrugët të pushtohen nga balta por nuk ka vënë në rrezik ndërtesat.

 Ndërsa po mbahet në monitorim Përroi i Cullos pasi gjatë natës është përmbytur një banesë. Ndëkrohë që Meteoalb njofton se sot (4 nëntor) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarqet e Lezhës dhe Beratit, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera. Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së nesërme dhe do zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.

Gjithashtu reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet. Ndërkohë parashikohen përmbytje për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në gjithë territorin. Probleme mund të paraqiten në zonat rurale. Më të rrezikuara nga vërshimet e shpejta janë qarqet e Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

 

Modifikuar më Hënë, 04 November 2019 11:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...