Kultivimi i kanabisit kundrejt 50 mijë eurove, hetohen drejtuesit e policisë në Elbasan

Tuesday, 05 November 2019 19:49

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet ndaj drejtuesve të policisë në Elbasan lidhur me kultivimin e drogës.

Sikundër raportohet në hetim nga SHÇBA është Bedri Hasanaj, shef i Komisariatit Librazhd.

Po kështu po verifikohet edhe shefi i krimeve në Librazhd, Armand Koni. Drejtuesit e policisë në Librazhd dyshohet se kanë lejuar kultivimin e 3000 rrënjëve kanabisi dhe nuk kanë ushtruar kontrollin e territorit.

SHÇBA dhe prokuroria e Elbasanit ka dyshime se për të lejuar kanabisin, janë paguar 50 mijë euro te zyrtarët e policisë, raporton Mapo.

Gjithshtu ka nisur verifikimi edhe për drejtues të Policisë Elbasan, të cilët duhet të mbikqyrnin këto kontrolle. Drejtuesit e policisë në këtë qark akuzohen për “Shpëdorim detyre”.

Login to post comments