Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, sot në mesditë kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se një pjesë e banorëve të Astirit kanë marrë paratë për ndërtimet që ata kanë pasur pa leje, si dhe disa të tjerë kanë përfituar nga 1-3 apartamente.
Mirëpo, Mapo kontaktoi me banorët e Astirit, të cilët sonte dolën në protestë urgjente te ‘Sheshi Shqiponja’, pasi u lajmëruan se do të ketë ndërhyrje në orët e para të mëngjesit, për të prishur objektet e tyre.
Një nga banorët e ‘Unazës së Re’ tha për gazetën se deklarata e Veliajt nuk është gjë tjetër veçse propagandë, dhe se asgjë nuk është e vërtetë.