Një numër shumë i madh banorësh të plagosur si kanë mbetir të plagosur në Unazën e Re si pasojë e dhunës së policisë.
Përplasja ka nisur rreth orës 05:00, atëherë kur qindra forca policore, përfshi edhe ato të FNSH-së, kanë rrethuar zonën e Astirit, atje ku pritet të ndërhyjnë fadromat e IKMT dhe IKT për shembjen e ndërtimeve, banesa dhe biznese të banorëve që protestojnë prej më shumë se 1 viti.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës. Policia ka përdorur gazin lotsjellës kundër banorëve. Policia ka përdorur forcën edhe ndaj grave që ishin pjesëmarrëse në qëndresën e tyre
Policia ka blinduar zonën dhe ka bllokuar qarkullimin nga ish-sheshi “Shqiponja” deri te “Palati me shigjeta”, ndërsa nuk janë lejuar as mediat të filmojnë.