Dhuna e policisë mbi banorët, Albana Vokshi: Ka persona me kavilje të dalë dhe dhëmbë të thyer

Tuesday, 12 November 2019 11:35

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi thotë se policia ka ushtruar dhunë ndaj banorëve. Në një komunikim për gazetarët nga spitali i Traumës, Vokshi deklaroi se ka persona me kavilje të dalë dhe dhëmbë të thyer.

“Sipas informacioneve që morëm nga banorët ka pasur shumë persona që janë lënduar rëndë”.

“Fillimisht u refuzuam nga drejtoria e spitalit, por mësë fundi takuam dy prej tyre të cilët kanë shqetësime shumë të rënda”.

“Takuam Lindita Protoduarin, e cila është shumë sëmurë për shkak të gazit të përdorur”.

“Kanë qenë mbi 50 gra dhe fëmijë. Nuk është dëshpëruese, kjo është e tmerrshme dhe kriminale ajo që ka ndodhur sot.  Ka nga ata  që  u ka dalë kavilja, pleq që i janë thyer dhëmbët nga dhuna e policisë, ka disa zonja që kanë djegie për shkak të gazit që është përdorur për to”.

“Ka dhjetëra të arrestuar, mes tyre gra dhe vajza që janë dhunuar më mënyrë çnjerëzore nga policia. Nuk dihen në cilin komisariat ndodhen gratë”.

“Ne do jemi në protestë, pranë banorëve. Numri i të lënduarve nuk dihet, askush nuk tregon. Nga biseda që pata me dy të lënduar dhe ato kanë qenë dëshmitarë”.

“Çdo gjë mbahet në një terr informativ. Urdhri që ka ardhur nga Rama është që asgjë mos të bëhet transparente”, tha Vokshi e cila se bashku me ish deputeten Dhurata Çupi shkuan të interesoheshin për gjendjen shendetësore të të plagosurve.

Login to post comments