Dorëzohet vetë në Polici një nga vëllezërit Kusi, që vranë teknikun e kondicionerit

Tuesday, 12 November 2019 13:50

Është dorëzuar vetë në Policinë e Tiranë, Geraldo Kusi, njeri nga dy vëllezërit që vranë teknikun e kondicinerit Indrit Çela tek punonte në shtëpinë e tyre.

Policia i kishte shpallur në kërkim të dy vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusin, pas vrasjes. Dyshohet se ata ishin larguar pas krimit drejt Greqisë.

Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit, në vilën e Kusëve në rrugën Muhamet Gjollesha.

 
Login to post comments