Thellohen skandalet dhe abuzimet me Unazën e Madhe në Shqipëri. Kompania “Salillari”rezulton se ka marë si mbikqyrës të punimeve kompaninë IKN me të cilën rezulton se është kontraktore edhe për ndërtimin e disa segmenteve në Kukës-Morinë. Kjo është një shkelje e hapur e ligjit 8402 sipas të cilit kompania që do të mbikëqyrë punimet nuk duhet të ketë asnjë lidhje me kompaninë që po realizon punimet.
Përtej protestave të banorëve të cilëve po u shemben shtëpitë, skandalet dhe abuzimet me ndërtimin e Unazës së Madhe nuk kanë të përfunduar. Kompania “Salillari” e cila ka marrë pjesën e luanit në këtë projekt tashmë do të mbikëqyret nga një kompani të cilën rezulton ta ketë kontraktore në ndërtimin e rrugës Kukës-Morinë.
Ndërkohë që "Salillari" ka maRrë të drejtën e menaxhimit dhe mirëmbajtjes së konCesionit Milot-Morinë, IKN ose Instituti i Konslutimit të Ndërtimeve rezulton se do të jetë mbikqyrËsja e punimeve në Lotin 2 të Unazës së madhe në kundërshtim me ligjin 8402.
Në bazë të ligjit për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit parashikohet që kompania që mbikëqyr punimet nuk duhet të ketë asnjë lidhje me subjektin që zbaton projektin.
Në nenin 7 të këtij ligji thuhet se Mbikëqyrësi i punimeve, i emëruar nga investitori, duhet të jetë person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, i pajisur me licencë përkatëse dhe që nuk është i lidhur në asnjë mënyrë me zbatuesin e objektit që do të drejtojë.
Por përtej faktit që kjo kompani ka pasur zyrat në pallatet e kompanisë “ Salillari” tashmë Ora Neës ka mësuar se IKN që prej 2009 ka marrë të drejtën e ndërtimit të dy viadukteve përgjatë autostradës Kukës-Morinë, të cilat janë pjesë e rëndësishme e rrugës. Dublimi i këtyre viadukteve do të plotësojë autostradën me 4 korsi.
IKN u skualifikua nga Komisionii Vlerësimit Teknik, por pas ankimimit në KPP ajo u rendit e para në listë dhe mori të drejtën e mbikëqyrjes së punimeve që do të realizohen nga kompania "Salillari" në Lotin 2 të Unazës.