Gjatë pjesëmarrjes në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua sot me Presidentin e Komitetit Europian Ekonomik dhe Social (KEES), Luca Jahier. Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e KEES në mbështetje të procesit të integrimit europian të vendit tonë.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit i shprehu Jahier mirënjohjen për Rezolutën e KEES, pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen ide për bashkëpunimin në të ardhmen, në veçanti për perspektivën e krijimit të Komitetit të Përbashkët Këshillimor për Shoqërinë Civile.