Përplasje të forta u zhvilluan në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) kishte planifikuar nisjen e prishjes së disa godinave, që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së re.
Forcat e shumta të policisë të cilat u shfaqën në mbështetje të ndërhyrjes së Inspektoratit, hasën në një kundërshtim të fortë të disa prej banorëve.
Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu në emisionin Opinion tha se policia përdori dhunë barbare ndaj banorëve.
“Dhuna nuk është iniciuar nga banorët. Banorët kanë qenë brenda dhe gazi është hedhur nga furgonët e policisë. Policia i ka goditur me gurë, i ka hedhur nga tarraca, sot kemi një person që rrezikon të mbetet… Është Artur Muja i kanë thyer kockat e këmbës. Rrezikon të ketë probleme gjithë jetën Ky zotëria këtu është invalid, Gent Alla dhe ja çfarë i akne bërë”, tha ish deputeti.