Një operacion i policisë greke në kufi me Shqipërinë ka çuar në pranga të shumëkërkuarin shqiptar i dënuar me 60 vjet burgim.
Policia greke nuk bën publik as emrin dhe as moshën e tij por shprehet se është i dënuar nga Gjykata e Athinës për krijim grupi të strukturuar kriminal, grabitje me shumë se një herë, armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë më shumë se një herë.