Ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta, i cili shpalli ‘nong grada’ në Presidencë ambasadorin e OSBE, Bernt Borchadt.
Në facebook, Harasani shkruan se institucionet duhen respektuar.
“Respekt per @ilirmetazyrtar! Institucionet respektohen. Ambasadore karagjoze me gishta teper skane vend ne institucione!”, shkruan ai.
Presidenti Meta shpalli sot ‘non grada’ në Presidencë ambasadorin e OSBE, me pretedimin se Bochardt, vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore dhe se publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë.