Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së një pjese të diplomatëve në zbatimin e ligjit në Shqipëri. “Do jem i qartë për çdo vagabond diplomat qe justifikon shkeljet e Kushtetutës dhe të ligjit. Askush nuk mund ta vërë në diskutim autoritetin e Presidentit të Republikës. Tek Gjykata Kushtetuese unë nuk bej shaka”,- tha Presidenti në një intervistë për emisionin “Open” në “Top Channel”.
Duke denoncuar ndërhyrjet për Gjykatën Kushtetuese, Presidentit tha se kjo gjykatë është vija e kuqe që nuk do ta lejojë të takohet. “E kam thënë dhe e përsërisë tek Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe dhe është e kuqe flake. Ju garantoj se ajo vije nuk do kalohet. Le ta provojnë dhe do ta shohim. Gjykata kushtetuese do mbrohet, kjo nuk diskutohet. E përsërisë, le ta provojnë dhe ta shohim!”,- tha Meta.