Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Patos.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, ku mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin Beniamin Toro 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit.
Ai ishte i martuar me tre femije. Eshte I lindur ë Kurjanë dhe ishte pronra ui një fabrikë vaji në zonë.
Ai kishte shkuar me zetor në fshatin Drenie per te marr ullinjte e fshatarëve që i çojnë për të nxjerë vajin kur edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
© SYRI.net