Arta Marku ankimon vendimin e KLP/ Nuk pranon të renditet e dyta

Tuesday, 19 November 2019 16:39

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, e cila u zgjodh në atë post vetëm me votat e Rilindjes, ka ankimuar sot vendimin e KLP, pasi u rendit e dyta në listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Paraqitja e saj përpara KLP la shumë për të dëshiruar dhe tregoi në sytë e publikut kapacitetet e saja të pamjaftueshme për të drejtuar një institucion të tillë.

Në ankimin drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Marku ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion pikëzimi i detajuar prej secilit anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Marku u rendit e dyta me 406 pikë pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë. Më 14 nëntor, KLP miratoi me shumicë votash pr/vendimin për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.

Pas përfundimit të ankimimeve, lista e KLP kalon për votim në Kuvend. A do ta shpërbljë Rilindja përkushtimin deri në vetmohim të Artës duke e votuar për kryeprokurore, këtë herë të përhershme? Ankimi i saj është një shenjë, që mbështetësit e saj brenda Rilindjes, ndoshta e duan ende.

Login to post comments