Një punonjës i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mbetur i dëmtuar gjatë punimeve për rregullimin e defektit në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Sipas njoftimit të OSHEE, fatmirësisht ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Brigadat e OSHEE vijojne intensivisht punën për riparimin e defektit në kabinen private pranë Yzberishtit. Avaria në këtë kabinë shkaktoi probleme me fiderin tension i mesëm. Gjatë punimeve për riparimin e rrjetit ka pësuar dëmtime një punonjës i OSHEE, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht po bëhen manovrimet përkatëse për rikthim të shpejte të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e OSHEE.