Presidenti Meta vlerëson deklaratën e DASH: Respektimi i ligjit është mbi të gjitha

Saturday, 23 November 2019 17:08

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së sotme të Departamentit Amerikan të Shtetit për zhvillimet në Shqipëri. Në reagimin e tij, kreu i shtetit “vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA. Presidenti Meta përshëndet qëndrimin e DASH se: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha””.

Gjithashtu kreu i shtetit “ i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer”.

 

Deklarata e plotë e Presidentit Meta:

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA. Presidenti Meta përshëndet qëndrimin e DASH se: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e Tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.

Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur. Presidenti Ilir Meta i është drejtuar popullit shqiptar për referendum për mbrojtjen e Kushtetutës”.

Modifikuar më Saturday, 23 November 2019 17:22
Login to post comments