Letër e hapur
Për dijeni: Ambasadës së OSBE, SHBA, BE, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.
Komisioni i Ligjeve në Kuvend hapi të hënën e kaluar siparin e diskutimeve të dy projektligjeve që synojnë kontrollin e medias online nga një ent qeveritar, të cilësuara nga organizatat e lirisë së shprehjes si mjet censure dhe dhunim i lirisë së shprehjes.
Ky projekt-ligj së pari është një veprim pa referenca ligjore të Acquis Communautaire, si i tillë nuk gjendet në asnjë vend të Europës, dhe është i ngjashëm me ligjet e censurës së veprimtarisë online në Rusi.
Së dyti projekt-ligji që po diskutohet përcakton për portalet/median online gjoba të papërballueshme, nëse Autoriteti i Mediave Audiovizive konstaton shkjelje …gjoba që variojnë nga 900 deri ne 9000 dollarë amerikanë.
Së treti ky projektligj nuk përcakton asnjë masë apo sanksion për portale të cilat vendosin të ekzistojnë në treg pa nevojën e reklamave dhe të cilët zgjedhin të financohen nga aktorë të panjohur ( si mund të jetë fonde ruse, kineze, iraniani, ose shtete që financojne terrorizmin), shtete me prirje autoritare apo që duan të ndikojnë jo-ligjërsht në politikat e një vendi), kjo pasi këto portale kanë të drejtë të mos futen në rregjistrin e mbajtur nga AMA.
Dalin tek problemi i fundit, por me i rëndesishmi dhe me delikati: AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Ky institucion si asnjë tjetër këto 30 vjet demokraci hodhi poshtë me vendim bordi projekt-ligjin që qeveria do ti ngarkojë për ta zbatuar, por qeveria dhe për këtë çështje e ka ilaçin.
Qeveria po përgatitet për ndërrimin e 4 nga 7 antarëve të këtij bordi. Por personi kyç në këtë çështje ështi ai i kryetarit të AMA.
Tashme dihet qe 2 personazhe kandidat per kryetar te AMA-s janë, Maklen Misha dhe Edvin Kukunja.
Të dy janë aktualisht këshilltar politikë Ministrash, respektivisht njëri në ministrinë e Mbrojtjes dhe tjetri në ministrinë e Drejtesisë. Pra të dy janë persona politikë, të dy duan dhe kanë ambicie të drejtojnë një insititucion të pavarur, për të realizuar misionin e trysnisë, e cila do çojë deri në mbullje të portaleve jo qeveritare.
Rëndom në Shqipëri po merr kuotë emri i kandidatit potencial eshte Maklen Misha.
Babai i të cilit Pirro Pisha ka qenë e ka dhënë dorëheqjen nga bordi i AMA-s para rreth njeri muaji, pasi u emëruar nga Kryeministri Edi Rama si Drejtor i Bibliotekës Kombetare. “Fatosi” i kryeministrit Rama do të jetë familjarisht në shërbim të PS.
Këto tentativa për të kontrolluar me dorë të hekurt këtë hapësirë të lirë e demokratike nga qeveria, po i vjen fundi edhe me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar.
Organizatat e shoqërisë civile ka ngritur alarmin për këtë nismë që trysnon median dhe gazetarët. “Dy projektligjet, pjesë e paketës antishpifje i akordojnë AMA-s dhe AKEP-it kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuese ndaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenë efektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor”, thuhet në deklaratë.
“Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, si dhe në këtë drejtim ka patur disa precedentë të gjykuar në sistemin tonë gjyqësor,” shtuajnë organizatat.
Për këtë arsye i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të parandalojë çdo kufizim të lirisë së medias dhe shprehjes në vend sepse kjo do të dënonte interesin e qytetarëve për të qenë të pavarur e sa më të informuar në vendimarrje.