Pas verifikimeve një mujore në lidhje vrasjen e Lazër Arrajt në Dukagjin, Gjykata e Shkodrës liron nga burgu të dyshuarin kryesor Marash Arrajn. Të gjithat analizat e kryera nuk treguan asnjë shenjë që e lidh atë me krimin.
Mësohet se një pistë e mundshme për zbardhjen e ngjarjes ishte dhe ajo mbi informacionet që viktima i jepet policisë. Po ajo ka ngecur për shkak se hetuesit s’po gjejnë prova.
Akti i ekspertimit dhe analizat për gjurmë baruti në duart dhe rrobat e Marash Arrajt e kanë nxjerrë atë nga burgu. Gjykata ka hedhur poshtë akuzat për pjesëmarrje në vrasjen e djalit të xhaxhait të tij Lazer Arraj që ndodhi në 21 tetor në Shosh të Dukagjinit.
Atij ju caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”. Marash Arraj në seancën gjyqësore që u mbajt me dyer të mbyllura tha se ishte ai i pari që pa të vdekur kushëririn e tij, por me akuzën s’ka fare lidhje. Ndaj dhe në moment njoftoi policinë.
Prokuroria e Shkodrës fillimisht ka akuzuar Marash Arrajn për ‘Vrasje me paramendim’, po pas kryerjes së verifikimeve ndryshoi akt-akuzën në ‘Mos kallzim të krimit’. Pra në pranga nga sot për vrasjen e 55 vjecarit nuk ndodhet askush.
Mësohet se njëra nga pistat e cila nuk është arritur të faktohet nga hetuesit ka të bëjë me informacionet e dhëna nga 55 vjecari në lidhje me kultivimin e kanabisit në këtë zonë. Pra dyshohet se ai ka qënë informator i policisë.
I vetmi i dyshuar ishte Marash Arraj, por dhe akuzat ndaj tij po bien njëra pas tjetrës./abcnews.al