Patrulla e policisë është përplasur mbrëmjen e djeshme me një automjet pranë shkollës 9-vjeçare Naim Frashëri në Elbasan.
Si pasojë, burimet jo policore thonë se ka mbetur i plagosur Komandati i Grupeve të Gatshme Enver Muça. Ai është dërguar në Spitalin Kirurgjik në Elbasan jashtë rrezikut për jeten.
Në automjet ndodheshin komandanti i grupeve të gatshme dhe disa punonjës policie.
Ndërkohë burime për Faxweb.al nga policia nuk pranonojnë që komandanti Muca të ketë mbetur i lënduar duke theksuar se aksidenti ka vetëm dëme materiale. Sipas policise ka qënë mjeti tjetër i cili ka goditur mjetin e shërbimit të policisë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit