Kanosi vëllain e tij me kallashnikov, arrestohet në malin e Troshanit 36 vjeçari

Diel, 24 November 2019 09:49

Policia parandalon pëshkallëzimin e mëtejshem të një konflikti në familje

Falë reagimit  në kohë e me profesionalizëm, dhe pas disa orë ndjekjeje u  kap në malin e Troshanit personi që kanosi vellain me armë zjarri.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov me 2 krehëra dhe 354 fishekë luftarakë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E.P., 36 vjeç ,banues në fshatin Troshan, Lezhë.

Ky shtetas, në  oborrin e banesës, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vellain e tij, shtetasin K.P.,30 vjeç, duke qëlluar në ajër disa herë.

Policia e Lezhës mënjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Troshan, Lezhë, ka konflikt në familje dhe të shtëna me armë zjarri, ka shkuar në vendgjarje.

Në momentin që ka parë Policinë 36 vjecari ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi nga banesa.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje, kanë mundur të bejnë lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E.P. në malin e Troshanit, Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit automatik dhe 354 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme  për veprat penale “Kanosja” dhe  “Armëmbajtje pa leje”.

auto_arma1574585332.jpg

Modifikuar më Diel, 24 November 2019 09:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...