Pak ditë pas aksionit të IKMT, që shembi disa banesa, banorët e “Unazës së Re” vijojnë me qëndresën e tyre.
Ditën e nesërme ata do të marshojnë drejt Prokurorisë së Tiranës, ku edhe do të zhvillojnë protestën e tyre të rradhës.
Në orën 11:30 ata do t mblidhen fillimisht tek Kisha, te Rruga e Kavajës, për të marshuar më pas në drejtim te Prokurorise se Tiranes.
Sipas tyre, organi i akuzës duhet te nisë hetimet dhe të anulojë punimet në zonë.
Edhe gjatë protestës së nesërme ata pritet të mbështeten edhe nga ish deputetë të Opozitës, siç ka ndodhur në protestat e tyre të përditshme prej më shumë se një viti tashmë.