Tre shqiptarë janë arrestuar në Holandë, në tentativë për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Ata ishin duke fjetur në një hyrje në Keizer Wilhelmstraat në IJmuiden teksa prisnin më pas të ngjiteshin në kamionin që do ti dërgonte në ishull.
Sipas mediave holandeze, shqiptarët kishin hapur mbulesën e kamionit me mjete të ndryshme, ndërsa më herët shoferët që qarkullonin në port, kishin denoncuar praninë e personave të dyshimtë, përcjell Syri.net.
Madje për të parandaluar ngjitjen fshehtas të tyre, ata i kishin vendosur kamionët me kurriz.
Pas arrestimeve, porti u mbyll për një kontroll të imtësishëm.
Deri tani, autoritetet holandeze nuk i kanë bërë publike emrat e shqiptarëve të prangosur.
Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët zgjedhin rrugë të çuditshme për të mbërritur në Britaninë e Madhe. Madje, jo në pak raste, ka patur edhe viktima.