Një 48-vjeçar nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës ka hyrë me forcë në një banesë në Urë-Vajgurore, ka përdhunuar të zonjën e shtëpisë dhe është larguar.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme dhe autori Lorenc Canka është prangosur disa orë më vonë nga policia në banesën e tij, në fshatin Tapi, ku jetonte së bashku me familjen.
Pas ngjarjes së rëndë, ka qenë vetë 31-vjeçarja F. H., ajo që ka denoncuar përdhunimin në Komisariatin e Policisë së Urë-Vajgurore, ku edhe ka rrëfyer të plotë sesi ndodhi ngjarja.
Denoncuesja ka deklaruar në polici se burri që ushtroi marrëdhënie me dhunë me të, kishte kohë që e ndiqte nga prapa, por ajo nuk mendonte se ai do arrinte deri në këtë pikë dhe për këtë arsye nuk ka bërë denoncim më parë ndaj tij për ‘përndjekje’.
31-vjeçarja F. H., jetonte e vetme në një banesë në Urë-Vajgurore, pas divorcit disa muaj më parë me bashkëshortin.