Manjani: Të fala andej nga reforma e drejtësisë!

Hënë, 25 November 2019 17:43

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me paketën antiKÇK, të bërë publike sot nga Kryeministri Edi Rama.

Në një status në Facebook, Manjani flet për miliardat e milionat që janë dhënë për koncesionet pa tendera në garë e me procedura të pa kërkuara. Sipas Manjanit këto janë KKK (I kapi kush i kapi).

“KÇK, është një organizatë gjykatësish dhe prokurorësh, shërbëtorë apo tutorë të krimit”,- thotë Edi Rama.

Pra shumë, shumë i qartë fokusi i goditjes.

Asnjë masë të vetme ndaj:

1. Rreth 3 miliardë USD koncensione e PPP në shëndetësi e Infrastrukturë. Të gjitha me procedura të pakërkuara, me preventiva jo reale dhe me një faturë borxhi afatgjatë.

2. Rreth 700 milionë USD tendera pa garë, të mbyllur e deri edhe sekret. Një pjesë e mirë e shumave të tenderuara pa garë janë borxh i pastër publik sepse shumat nuk janë parashikuar as në buxhetin afatmesëm.

Me këto shifra sot e në vijim kemi biznese që kanë fituar tenderat dhe faturojnë shërbimet e kryera, por nuk marrin dot paratë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër kemi shqiptarët që nuk lindin më qytetarë por borxhlinj ose emigrantë!!!

Këto janë KKK (i Kapi Kush i Kapi).

Por represioni i pushtetit të KKK do jetë mbi gjithë të tjerët, të cilët quhen KÇK.

Drejtësi apo jo?!

Të fala andej nga reforma e drejtësisë!”- shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...