Behgjet Pacolli mbërrin në vendin e tragjedisë në Thumanë: Jemi së bashku!

E mërkurë, 27 November 2019 10:40

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka shkuar sot në Thumanë të Fushë Krujës për t’u takuar nga afër me banorët e prekur nga tërmti dhe ndjekun punën e ekipeve të kërkim shpëtimit.

Pacolli e kishte njoftuar vizitën e tij në Shqipëri ditën e djeshme, ku me anë të një mesazhi nënvizoi se “ne do t’i qëndrojmë Shqipërisë afer, do të jemi me popullin shqiptar në këto momente të vështira.”

  “Jam krenar dhe mirënjohës më popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar ndaj vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri, - shkroi Pacolli në Fb, pas tërmetit shkatërrues që la shumë të vdekur dhe të plagosur dhe shkaktoj dëme në shtëpitë e shumë familjeve. Ashtu siç na kanë ndihmuar qytetarët e Shqipërisë në vitet 1998-99 kur jemi larguar nga shtëpitë tona për t'i shpëtuar genocidit, ne duhet t'i ndihmojmë ata me të gjithë ndihmën e nevojshme pa ndonjë kufizim dhe limit.

Sot qeveria miratoi një ndihmë financiare për të siguruar ndihmë urgjente në zonat e prekura dhe njësitë e Forcave të Sigurisë së Kosovës janë dërguar për të ndihmuar autoritetet shqiptare.

Do të vizitoj nesër zonat e prekura nga tërmeti për të treguar solidaritetin tonë me popullin e Shqipërisë dhe për të takuar ushtarët e FSK-së. Ne do t’i qëndrojmë Shqipërisë afer, do të jemi me popullin shqiptar në këto momente të vështira. Ne qëndrojmë të bashkuar.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...