Plani për të gjetur fondet që do të rindërtojnë zonat e prekura nga tërmeti, nga SHBA, NATO…

E mërkurë, 27 November 2019 11:36

Qeveria ka prezantuar në një mbledhje të jashtëzakonshme projektin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmetet. Banesat që do të rindërtohen janë në Thumanë, Durrës e Tiranë. Procesi pritet të zgjasë disa muaj dhe kërkon mobilizimin e shumë fondeve, që nuk mund të përballohet vetëm nga buxheti i shtetit.

Për këtë qëllim, njofton Scan.TV, veç fondeve buxhetore që do të akordohen përmes ndryshimit të buxhetit, pritet që të mobilizohen edhe fonde të tjera për të cilat do të diskutohet në ditët në vijim në tryeza ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ofruar për të mbështetur Shqipërinë për kapërcimin e kësaj emergjence dhe do të përbëjnë një burim për të financuar projektin.

Po ashtu, pas pak ditësh do të diskutohet me vendet e NATO-s, jashtë tryezës, vendosja në lëvizjen e Mekanizmit Europian të Ndihmës. Për këtë, Shqipëria ka marrë garanci nga kryeministrat e disa vendeve europiane.

Nga ana tjetër, Presidenti i Turqisë Erdogan ka njoftuar kryeministrin shqiptar se do të mbledhë  vendet lindore për të mundësuar një mbështetje tjetër materiale e financiare për këtë proces.

Gjithsesi, në funksion të procesit të kapërcimit të pasojave të tërmetit, qeveri të ndryshme kanë akorduar fonde të posaçme financiare.

Veç mbështetjes me ndihma dhe me forcat e ndihmës së shpejtë dhe të emergjencave, Kosova ka miratuar vendimin për t’i akorduar Shqipërisë 500 mijë euro si ndihmë financiare. Një hap i ngjashëm pritet të merret edhe nga qeveri të vendeve të tjera.

Veç mbështetjes financiare nga jashtë, në funksionon të këtij projekti pritet të bashkohen edhe fondet që po mblidhen nga organizata të ndryshme në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...