‘Gratë mund të shpëtonin’, familja Lala gati shuhet, i afërmi: Nëse do kishim lënë rrugë ...

E mërkurë, 27 November 2019 12:43

Familja Lala mund të kishte më pak viktima dhe më shumë të mbijetuar nëse zjarrfikësja do të kishte mundësi të shkonte deri afër shtëpisë së shembur.

Sipas banorëve, të cilët kanë pjesën e tyre të fajit, që i kanë ndërtuar shtëpitë në distanca shumë të afërta me njëra- tjetrën, duke mos llogaritur që në ditë të tilla duhet të futen edhe mjetet e rënda për t’u ardhur në ndihmë këtyre familjeve, numri i viktimave do të ishte më i vogël nëse zjarrfikësja do të kish ardhur më shpejt.

‘Nëse do të kishte ardhur më shpejt zjarrfikësja, gratë do kishin shpëtuar sepse nuk ishin shumë thellë.

Zjarrfikësja nuk kishte nga të kalonte sepse rruga është shumë e ngushtë, prandaj edhe operacioni i shpëtimit nisi me disa orë vonesë.

Një pjesë të fajit e kemi vetë, pasi kemi ndërtuar pa kriter duke mos llogaritur hapësirën për të kaluar zjarrfikësja në raste të tilla. Këto janë pasojat.

Nëse do të kishim lënë hapësirën e nevojshme, me shumë gjasa do të kishim më shumë të mbijetuar në këtë familje’, tha për gazetën Sadik Thaçi, i afërmi i familjes Lala.

Familja Lala, e vendosur prej disa vitesh në zonën e ish-Kënetës në Durrës, është më e goditura nga tërmeti që tronditi qytetin bregdetar mëngjesin e së martës.

Katër pjesëtarë të kësaj familjeje raportohen të vdekur, kurse djali 16 vjeç u shpëtua nga grupet e shpëtimit. Pesë anëtarë të tjerë ndodhen nën rrënojat e vilës 3- katëshe, e cila u shemb totalisht në pak minuta.

Sipas Policisë, viktimat janë: Selvie Lala, 74 vjeçe; nusja e saj, Sahete Lala, 50 vjeçe, bashkë me dy vajzat, Amelja Lala, 10 vjeçe dhe Arjela vetëm 5 vjeçe. Në vilën 3-katëshe, ku jetonin tre vëllezërit Lala së bashku me familjet e tyre (në total 9 anëtarë), ishte ndër të paktat që u shembën në zonë.

Të gjitha objektet që e rrethonin këtë vilë nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.3 groposën nën rrënojat e këtij objekti të gjithë anëtarët e familjes. Për fatin e mirë, kësaj tragjedie i shpëtoi mrekullisht Rema Lala, 16 vjeç, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat nga grupi i kërkim-shpëtimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...