Presidenti Ilir Meta ka vizituar në mesditë, zonat e prekura nga tragjedia e tërmetit, ku po vazhdon operacioni për kërkimin dhe shpëtimin e banorëve të mbetur nën rrënoja.
Meta e vlerësoi si të shkëlqyer, angazhimin e trupave kosovare në operacion dhe theksoi se nuk do ta humbasim shpresën deri në fund, për të mos patur viktima të tjera.
“Ndihma nga Kosova është e shkëlqyer, - tha Meta. - Unë kam shprehur disa herë falenderime dje, kur pashë me Zv.Kryeministrin e Kosovës, vizituam trupat, që nga aspekti profesional, të mirëpajisur dhe pastaj me ndihma të konsiderueshme. Ndihma nga të gjitha anët dhe e jashtëzakonshme. Ne nuk do ta humbasim shpresën deri në fund për të mos patur viktima të tjera.”