Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë publik mbrëmjen e sotme, emrat e 28 personave të cilët janë identifikuar deri më tani, që kanë humbur jetën nga tërmetet.
Në një deklaratë për mediat, Xhaçka tha se tërmeti i datës 26 ishte vërtet një ngjarje e rëndë. Ka shkaktuar frikë dhe ankth, ndjesi të cilat përsëriten sa herë toka lëkundet, ashtu siç ndodhi disa minuta me parë, ka shkaktuar dëme masive që do të duhet kohë për t’i rekuperuar.
‘Shtëpitë do të rindërtohen, bizneset do të ringrihen, jeta do të rifillojë për të gjithë qytetarët dhe do të keni të gjithë mbështetjen tonë, gjithë mbështetjen e shtetit shqiptar, partnereve nderkombetare, qytetareve shqiptare, për të kaluar këtë situatë të vështirë e për të rifilluar nga e para’, tha Xhaçka.
Por në një shenjë respekti per jetët e humbura, dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët emrat e të 28 fëmijëve, vajzave, djemve burrave e grave që nuk arritën ti mbijetonin kësaj tragjedie, për t’i kujtuar së bashku në këto orë dhimbjeje e ngushëllimi për të gjithë.
Në Durrës kabë humbur jetën:
1-Amelia Lala, 8 vjeç
2-Esiela Karanxha, 8 vjeç
3-Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç
4-Sadik Qato, 85 vjeç
5-Isah Abazi, 29 vjeç
6-Flatar Zenelaj, 64 vjeç
7-Eviola Broshka, 28 vjeç
8-Kristi Reçi, 24 vjeç
9-Sehadete Lala, 79 vjeç
10-Djena Karanxha
11-Eduart Reçi
12-Shemsedin Abazi
Në Krujë:
1.Ariela Lala 4 vjeç
2.Bukurije Leka
3.Erisa Cara
4.Fatmira Cuka 44 vjeç
5.Selvie Lala 77 vjeç
6.Saimir Greku
7.Kristjan Preçi 26 vjeç
8.Sardi Cuka 18 vjeç
9.Hajrie Vata 65 vjeç
10.Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
11.Drita Cakoni 58 Vjeç
12.Pëllumb Greku 57 Vjeç
13.Çelike Grupieku 57 Vjeç
14.Hajredin Çupi, 66 Vjeç
15.Kastriot Cakoni
Ndërsa në Lezhë:
Marjan Preçi 25 vjec – u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.