Qesharak deri në fund/ Shqipëria nën terror, Rama kërkon të bëjë batuta

E mërkurë, 27 November 2019 22:13

Shqipëria prej dy ditësh është nën panik, ku pasojat e tërmetit ishin katastrofale. Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk del dot nga vetja.

Gjatë një takimi me familjet e prekura nga tërmeti, Edi Rama, në vend të mesazheve sensibilizuese apo të tregojë masat që qeveria do të ndërmarrë në të ardhëm dëgjohet tek i thotë një fëmije: Do të sjellim mësues këtu në hotel, dhe ti do mësosh se nuk ke ardhur për pushime këtu’.

Një fjalor aspak i denjë, jo për faktin se shqiptarët janë kundër dijes, por për faktin se sot Shqipëria është në zi, dhe mësimdhënia është e fundit që na vjen në mendje.

Ndërkohë dëgjojmë edhe gra të cilat mbahen larg kameras kryeministrore teksa thonë: Aman të bëj një foto me këtë, të shkojë urrejtja deri në fund.

Login to post comments