Tërmeti i rëndë i 26 nëntorit ka tronditur çdo shqiptar. Në mesin e kësaj dhimbjeje, ka pasur edhe histori mrekullish.
Klajdi Qato u zu poshtë rrënojave të hotelit Vila Palma, i cili menaxhohej nga prindërit e tij.
25-vjeçari qëndroi aty për plot 19 orë. Falë punës së ekipeve të shpëtimit, sidomos të ekipeve greke, ai arriti të dalë i gjallë.
Dalja e tij u prit me duartrokitje dhe lot gëzimi.
Klajdi megjithatë humbi gjyshin nga kjo tragjedi.
I riu kishte arritur të futej poshtë disa dyshekëve për të shmangur goditjet nga betoni.
Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Falë fizikut të tij, Klajdi është në gjendje të mirë.