Çmenduria e policisë, Xhulian e arrestuan se postoi në rrjetet sociale shkrimin e gazetës së Vatikanit

Premte, 29 November 2019 17:36

Xhulia Aliaj është vajza që u arrestua mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë. Arsyeja e prangosjes së saj ishte përhapja e panikut në rrjetet sociale. Ajo kishte postuar në “Facebook” një status ku kërkonte nga shteti që të vlerësojë gjedjen e depozitave me naftë dhe gaz.

“I lutemi shtetit dhe autoriteteve të portit të naftës në Porto-Romano të vlerësojnë gjendjen e depozitave me naftë dhe gaz. Kemi shumë frikë! Presim përgjigje!”, ka shkruar Aliaj.

Por kjo thirrje e Xhulias erdhi pas një shkrimi që kishte bërë organi i Selisë së Shenjtë, Vatikan, avvenire.it. Në këtë shkrim ngrihet alarmi për çarjen e depozitave të gazit në Porto Romano.

Pra, Xhulia Aliaj i është referuar këtij shkrimi për postimin e saj, i cili u bë sebep që e reja të arrestohet. Prangosja e saj erdhi pas kërcënimit të kryeministrit Edi Rama për gazetarët dhe qytetarët se do ta pësojnë nëse përhapin lajme të rreme.

Login to post comments