Pasojat e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit janë ndjerë edhe në Tiranë.
Në shumë pallate, banesa dhe objekte në kryeqytet ka probleme serioze.
Një prej tyre është edhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
Sipas asaj që denoncojnë studentët, edhe pse godina është në kushte aspak optimale për të qëndruar, ata janë njoftuar se të hënën nis normalisht mësimi.
“Kjo është gjendja tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe na kanë thënë që të hënën jemi në mësim”.