Edhe Dom Gjergj Meta ka reaguar lidhur me arrestimin e Xhuljana Aliajt, vajza nga Durrësi që u ndalua nga Anti-Terrori vetëm për shkak të një postimi në Facebook.
Sipas klerikut katolik, arrestimi i Xhuljas ishte i nxituar dhe i shproporcionuar.
Ai shton se, në një vend demokratik, një arrest i tillë do të ishte absurd, ndërsa bën thirrje për lirimin e vajzës.
“Arrestimi i vajzës nga Durrësi, Xhulia Aliaj, më duket një veprim i nxituar nga ana e policisë dhe i shproporcionuar në krahasim me një status në fb. Një arrestim i tillë do të ishte absurd në çdo vend demokratik. Jam i bindur se vajza duhet të lirohet menjëherë”, shkruan Dom Gjergj Meta në reagimin e tij.