23 viktima shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit vetëm në Thumanë, e cila është një prej zonave më të prekura nga tragjedia. Tashmë në atë qytezë të vogël, ka vetëm dhimbje. Dje u zhvillua ceremonia mortore për 9 prej atyre që humbën jetën.
Mes dhimbjes dhe lotëve janë përcjellë për në banesën e fundit, anëtarët e familjes Cara dhe ata të familjes Greku.
Detaje prekëse zbulohen për familjen e Sajmir Grekut. I riu arriti të dilte nga rrënojat, por vetëm disa orë më vonë humbi jetën në spital. Megjithatë ai u largua nga kjo botë me një lloj çlirimi. Gruaja dhe vajza e tij, shpëtuan.
Gruaja dhe vajza e vogël i shpëtuan tragjedisë, pasi kishin shkuar në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së Sajmirit, në Dibër, një ditë përpara tërmetit katastrofik.
Viktimat nga familja Greku
Pëllumb Greku 57 vjeç
Çelike Greku 57 vjeç
Sajmir Greku 31 vjeç