Zyrtarisht, operacioni i kërkim shpëtimit në zonat Durrës e Thumanë, më të dëmtuarat nga tërmeti i 26 nëntorit ka përfunduar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. "Në 3 ditë u nxorën nga rrënojat 50 viktima, përmes operacionit ku morën pjesë rreth 250 efektivë të kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli, etj.
Po bëhen saktësimet e fundit të gjeneraliteteve të viktimave përmes familjarëve të tyre për të dalë më pas me listën përfundimtare emërore.
Lidhur me kërkimet e fundit në Mira Mare, nuk është gjetur asnjë trup. Pas kërkim shpëtimit në terren, ekspertë shqiptarë e të huaj nisin punën për verifikimet e dëmeve në terren”, njofton MM.