Sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë në pikën kufitare të Qafë Botit në Sarandë.
"Pas analizës së riskut për një automjet të dyshimtë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, se mund të transportonte lëndë narkotike menjëherë e kanë kaluar në vijë të dytë për kontroll të imtësishëm dhe të specializuar. Menjëherë u njoftuan Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku pas të kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në automjetin tip “Volksëagen” u konstatuan 12 pako me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, me peshë totale 5 kilogramë" informoi sot policia.
Në vijim të veprimeve procedurale, policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Q.S., 51 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.