Ekipet zvicerane janë përqëndruar në Durrës dhe Krujë për identifikimin e sigurisë së godinave dhe përcaktimit të atyre që duhet të shemben pasi janë bërë të pabanueshme.
Në Durrës ata kontrolluan disa nga ndërtesat e shkatërruara për të vendosur nëse duhen hequr menjëherë. Në Krujë ekipi mati stabilitetin e disa ndërtesave që kanë qëndruar për të përcaktuar nëse janë të sigurta.