Panik në Laknas, familjet përjetojnë në çadër tërmetin e 26 nëntorit

Saturday, 30 November 2019 19:44

Prej dy muajsh kjo çadër është kthyer në shtëpinë e familjes Jahollari, në Laknas. Tërmeti i 21 shtatorit e shkatërroi shtëpinë e tyre dhe bashkia e shpalli të pabanueshme.

“Jemi Xhemile dhe Ali Jahollari. Jetojmë në këtë çadër që ditën që ra tërmeti i parë në 21 shtator. Edhe tërmeti i dytë ne kemi qenë në çadër. Nesër fillon zyrtarisht stina e dimrit dhe ne jemi ende në çadër”, shprehen bashkëshortët.

Kreu i zjarrfikësve në Bashkinë e Kamzës tregon se fatin e shtëpisë së familjes Jahollari e kanë edhe shumë banesa të reja në bashkinë Kamëz.

“Janë të vendosura 42 çadra. 20 prej tyre janë ngritur nga tërmeti i parë dhe 23 të tjera pas tërmetit të datës 26 nëntor. Kemi ardhur në familjen Jahollari për të sjellë ushqim, krevate dhe bazën jetike për ta. Ka rrezik në shumë objekte. Grupet e punës janë në terren po bëjnë verifikimet rast pas rasti. Në çdo orë shohim që numri i banesave që kanë realisht problem vetëm shtohet”, tha Bardhyl Gjata.

Login to post comments