Zvicra shton ndihmat për Shqipëri, EDA: Ekspertë dhe tenda shtesë për të dëmtuarit nga tërmeti

E mërkurë, 04 December 2019 08:13

Zvicra do të dërgojë në Shqipëri 100 tenda të përshtatshme për banim në kushtet e dimrit, 400 shtretër dhe 1200 batanije. Zvicra do të shtojë ndihmat për njerëzit në zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri, bën të ditur përmes një komunikate Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës (EDA).

Ekspërtët zviceranë janë duke e bërë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë në terren vlerësimin e stabilitetit të shtëpive të dëmtuara, që është njëri aspekt i ndihmës.

Në këtë kuadër, që nga dita e dytë pas tërmetit, atje janë dërguar inxhinierë të ndërtimit, ekspertë të statikës së ndërtesave etj., shkruan albinfo.ch. Deri më tani, në bashkëpunim me inxhinierët vendës, janë zhvilluar një numër i konsiderueshëm i vlerësimeve dhe testimeve të qëndrueshmërisë së godinave në zonat e qyteteve Durrës dhe Krujë.

Më problematike dhe në fokus të ekspertëve të përmendur janë godinat të cilat, ndonëse nuk janë rrënuar tërësisht nga tërmeti, janë dëmtuar në masë të kosniderueshme.

Veç kësaj, Zvicra, gjegjësisht DEZA, do të dërgojë në Shqipëri 100 tenda të përshtatshme për banim në kushtet e dimrit, 400 shtretër dhe 1200 batanije. Krahas kësaj, është duke u realizuar edhe aksioni për mbështetje financiare të personave në nevojë.

Deri tani, sipas EDA-s, nga ndihmat financiare zvicerane  në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri kanë përfituar rreth 2500 veta.

Siç është raportuar tashmë, nga tërmeti me shkallë 6.4 që ka ndodhur më 26 nëntor kanë humbur jetën 52 persona. Që nga ajo ditë, zonën në fjalë e kanë goditur edhe qindra dridhje më të vogla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...