U futën nën rrënoja, Presidenti Meta vlerëson gatishmërinë e bluzave të bardha

E mërkurë, 04 December 2019 10:07

Në messenger-in e faqes zytare të Presidentit Ilir Meta në facebook, mes qindra e mijërave mesazhe, është edhe ajo e Nebi Muçaj. Pjesë e trupës së emergjencës civile, ai ka kërkuar nga Kreu i Shtetit që të vlerësojë heroin e tij. Ai ka treguar historinë e doktorit Grej Malo, i cili është futur nën rrënoja (8 metër thellësi) për të shpëtuar jetën e një qytetari që ishte në rrezik nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Pasi u informua për këtë rast, Presidenti Meta shprehu vlerësimet maksimale për gatishmërinë e bluzave të bardha, që vijon edhe sot. Kreu i Shtetit, bën të ditur se do të vlerësojë në kohën e duhur, të gjithë mjekët që rrezikuan jetën e tyre për të prekurit e tërmetit tragjik.

”Për mua, do të mbetet e pashlyer në kujtesë gatishmëria e jashtëzakonshme e gjithë personelit të Spitalit të Traumës në Tiranë, vetëm pak kohë pas tërmetit në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, apo mjeku që hynte në rrënojat e ish-Hotel Palmës, duke rrezikuar jetën e tij për t’i shërbyer të riut 24-vjeçar e mbajtur atë me kurajo”.

Përgjigja e Presidentit Ilir Meta

Ndaj të njëjtin vlerësim me ju se gjatë përballimit të kësaj tragjedie, bluzat e bardha kanë shkëlqyer me gatishmërinë e tyre nga momenti i parë e deri në këto momente, duke shërbyer me përkushtim dhe humanizëm të pashoq. Për mua, do të mbetet e pashlyer në kujtesë gatishmëria e jashtëzakonshme e gjithë personelit të Spitalit të Traumës në Tiranë, vetëm pak kohë pas tërmetit në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, apo mjeku që hynte në rrënojat e ish-Hotel Palmës, duke rrezikuar jetën e tij për t’i shërbyer të riut 24-vjeçar e mbajtur atë me kurajo. Të gjithë këta shembuj do të evidentohen dhe vlerësohen në kohën e duhur, pasi janë të shumtë besoj. Të fala të gjithë miqve në Itali!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...