Televizioni gjerman: Rindërtimi do kushtojë 1 miliardë euro, deri tani janë mbledhur 15 mln

E mërkurë, 04 December 2019 11:32

Televizioni publik gjerman, ARD, raporton se procesi i rindërtimit pas tërmetit do jetë një sfidë e shtrenjtë për Shqipërinë.

'Shifra zyrtare nuk ka akoma, por rindërtimi në zonat e prekura nga tërmeti do jetë një sfidë e madhe jo vetëm njerëzore dhe teknike, por edhe e shtrenjtë,' raporton ARD.

'Dhe me Shqipërinë është goditur një vend i varfër. Ekspertët atje thonë se rindërtimi mund të kushtojë deri në 1 miliard euro. Shumë njerëz dhe kompani në Shqipëri dhe jashtë kanë dhuruar para. Deri tani janë mbledhur 15 milionë euro.

Një komision i posaçëm do bëjë vlerësimin dhe kanalizimin transparent të këtyre parave për shkak se korrupsioni është problem i madh në Shqipëri'.

ARD raporton se qeveria shqiptare shpreson te mbajtja e një konference donatorësh. Në kronikë thuhet se qeveria shqiptare po shpreson te ekspertët e huaj për vlerësimin e dëmeve.

'Kjo për shkak se në Shqipëri mbizotëron një mungesë e theksuar ekspertësh dhe force punë të specializuar'.

Rrjeti gjerman ka vizituar edhe dy familje të dëmtuara që thonë se qeveria nuk është dukur fare. Kurse sa i përket Durrësit, ARD thekson se duket se ndërtimet ishin më të larta nga sa duhen lejuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...