Tërmetet mund të parashikohen 4 orë para, testimet nga Universiteti i Bukureshtit

E mërkurë, 04 December 2019 13:30

Në Rumani do të testohet për të parën herë një sistem që paralajmëron lëkundjet e tokës nga 4 deri 8 orë para se të ndodhin.

Universiteti i Bukureshtit do të instalojë vitin e ardhëm në rajonin lindor Vrançea, ndër më aktivet sizmikisht në Europë, një teknologji që po zhvillohet nga një firmë izraelite.

Sipas drejtuesve të kësaj firme, provat paraprake kanë treguar se teknologjia e re ka dhënë informacione të sakta për 68 nga 75 raste tërmetesh, për të cilat janë kryer miniteste.

Për të parën herë, njerëzimi mund të bëjë parashikime me minimalisht 4 orë përparësi se çfarë do të ndodhë. Askush s’e ka bërë deri më tani”.

Rumania do të jetë vetëm njëra nga zonat ku do të kryet faza e parë e testit, që më vonë gjatë vitit 2020 do të instalohet edhe në Kaliforni, një zonë tepër aktive në anën tjetër të globit. Teknologjia aktuale ka arritur të parashikojë 2 deri 3 minuta para. P

Por parashikimi me të paktën 4 orë përparësi është një hap gjigant që jep mundësinë e evakuimit të banorëve nga ndërtesat për të shmangur viktimat./tvklan/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...