Një “tërmet”, që mund ta kishim evituar

E mërkurë, 04 December 2019 17:20

NJË “TËRMET”, QË MUND TA KISHIM EVITUAR

Shoqëritë e avancuara nuk presin asnjëherë që të bien tërmetet për t’u shkundur. Ato përgatiten t’i presin fatkeqësitë, duke u vetëlëkundur në çaste dhe në kohë normaliteti. Prandaj edhe nuk mbyten kurrë në një pikë ujë, kur tragjedia një ditë vjen.

Tek ne as që bëhet fjalë të ndodhë kjo, sepse nuk kemi asnjëherë kohë të mendojmë për të ardhmen, ngaqë jemi shumë të zënë për të mbyllur llogaritë e së tashmes. Të cilat gjithmonë dhe pa asnjë përjashtim firmosen sipas parimit “ai që ka topin, gjuan edhe penalltinë”.

Pikërisht për këtë arsye, një goditje tjetër që po kalojmë pas 26 nëntorit është gara e shpifur për klikime sot apo vota nesër mes atyre, të cilët më shumë se kushdo tjetër në këtë vend duhet të ulnin kokën e të kërkonin ndjesë. Qoftë duke heshtur apo edhe duke u lutur sinqerisht një herë të vetme në jetën e vet për viktimat e pafajshme të babëzisë, papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë së tyre në gjithë këto vite.

E njërës palë, që po përpiqet më kot të na bindë se duhet t’i falemi Zotit për këtë qeveri, se ndryshe nuk do ta kishim përballuar dot të keqen, por edhe të tjerëve, që gati po na thonë se këtë tërmet e porositi vetë qeveria. Këtë “tërmetin” e fundit, të paktën, mund ta kishim evituar…Lapsi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...